danger albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
danger albania

danger albania
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Danger
Admin
Danger


Numri i postimeve : 59
Join date : 11/05/2008

Historia shqiptare Empty
MesazhTitulli: Historia shqiptare   Historia shqiptare EmptyTue May 20, 2008 5:40 am

Kriza Lindore

Kriza Lindore e viteve 1875-1878

Kriza Lindore filloi me Kryengritjen e Hercegovinės,mė 1875 e cila u pėrhap edhe nė Bosnjė.
Kryengritja synonte pėrmbysjen e sundimit osman.Forcat Kryengritėse nė sajė tė ndihmės qė morėn nga Serbia,Mali i Zi dhe Rusia si nė vullnetarė ashtu edhe nė armatime,arritėn tė ēlironin pjesėn mė tė madhe tė Bosnjės e Hercegovinės.
Nė Pranėverė tė vitit 1876 edhe nė Bullgari shpėrtheu njė kryengritje por forcat osmane e shuman atė shumė shpejtė.
Nė kėto kushte Serbia dhe Austro-Hungaria si dy shtete qė kishin interesim tė madhė pėr Ballkanin,zhvilluan bisedime nė Janar tė vitit 1877 nėnshkruan njė marėveshje tė fshehtė.Sipas asaj marėveshje Austro-Hungaria do tė qėndronte asnjanėse nė luftėn ndėrmjet Rusisė dhe Perandorisė Osmane dhe pėr kėtė do tė shpėrblehej me marrjen e Bosnjės e Hercegovinės,kurse Rusisė doi njihej e drejta e shtrirjes nė viset lindore tė Ballkanit,nė drejtim tė Bullgarisė.
Nė vitin 1877 Rusia filloi luftėn kundėr Perandorisė Osmane.
Sukseset e ushtrisė krijuan kushte tė favorshme qė kryengritėsit nė Bosnjė e Hercegoinė tė konsolidonin forcat e tyre.Situatėn e shfrytėzuan edhe Serbia e Mali i Zi,tė cilat pushtuan mjaft terruitore kryesisht tė banuara me Shqiptarė-Sanxhakun e Nishit,Hotin,Grudėn,Tivarin dhe Ulqinin.
Ushtritė ruse arritėn nė brigjet e detit Marmara,duke kėrcėnuar Stambollin.Pėrparimi i mėtejmė i tyre u ndal ngase Anglia dhe Austro-Hungaria u kėrcėnuan se do tė viheshin nė anėn e Perandorisė Osmane.Rusėt pushtuan Shėn Stefanin,nė afėrsi tė Stambollit.
Trakati i Shėn Stefannit(3 Mars 1878)
Pas luftėrave ruso-osmane tė viteve 1877-1878,nė Shėn Stefan afėr Stambolli,me 3 Mars 1878 u nėnshkrua Trakati i Paqes midis Rusisė(Trakati i Shėn Stefanit)dhe Perandorisė Osmane.
Me kėtė marėveshje Malit tė Zi do tė i njihej Pavarėsie dhe ai do tė zgjėrohej duke e marrė Podgoricėn,Plavėn,Gucinė,Ulqinin,Tivarin etj.
Serbia do tė zgjėrohej nė jug deri nė Vrajė e Mitrovicė,si dhe do t'i njihej Pavarėsia.
Krijohej Bullgaria e Madhe autonome,e cila do tė shtrihej nė veri nga Danubi deri nė Edrene nė jug,ndėrsa nė Lindje nga Deti i Zi deri nė Drinin e Zi nė Pernėndim.Rumanisė do ti njihej Pavarėsia,Bosnja e Hercegovina i jepej Austro-Hungarisė.
Me kėtė Trakat Rusia dhe Austro-Hungaria u fuqizuan mirė nė Ballkan dhe e detyruan Perandorinė Osmane tė hiqej nga Ballkani 80%(20% e Perandorisė Osmane akoma mbetej duke i sunduar Tokat Shqiptare).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Danger
Admin
Danger


Numri i postimeve : 59
Join date : 11/05/2008

Historia shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Historia shqiptare   Historia shqiptare EmptyTue May 20, 2008 5:40 am

Lidhja e Prizrenit

Shpėrthimi i kryengrijtjeve ēlirimtare antiosmane nė Hercegovinė e nė Bosnjė,mė 1875 shėnoi fillimin e Krizės Lindore.Serbia dhe Mali i Zi tė nxitur edhe nga Rusia i shpallėn luftė Perandorisė Osmane.
Nė fillim tė Krizės Lindore Shqiptarėt qėndruan nė pritje,duke ndjekur me vėmendje zhvillimin e ngjarjeve ,sepse do tė hynin nė luftė,pėrkrahė popujve ballkanik kundėr Perandorisė Osmane,ekzistonte rreziku se edhe vet ata do ta ndihmonin realizimin e synimeve pushtuese greke dhe serbe.Nėse hynin nė krah tė Osmanėve atėhere ata do ta ndihmonin pushtuesin e tyre shekullor dhe do tė vihej nė pikėpyetje qėnia shqiptare.
Nė maj tė vitit 1877 u formua njė komitet Shqiptar me qendėr nė Janinė,dhe nė verė tė po atij viti njė komitet me qendėr nė Shkodėr.Nė dhjetor tė 1877,nė Stamboll u formua njė komitet tjetėr me emrin"Komiteti Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare"ose shkurtimisht"Komiteti i Stambollit",me kryetar Abdyl Frashėrin dheme anėtarėt:Pashko Vasėn,Ymer Prizrenin,Sami Frashėrin,Zija Prishtinėn etj.
Patriotėt Shqiptarė hynė nė bisedime edhe me pėrfaqėsuesit e Greqisė pėr tė krijuar njė aleancė shqiptaro-greke,pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr Perandorisė Osmane.Takimet u zhvilluan disa herė por nuk patėn sukses sepse dihet se Greqia nė atė kohė dėshironte tė coptonte trojet Shqiptare.
Luftimet serbo-osmane qė u zhvilluan nė Sanxhakun e Nishit e qė i takonte Vilajetit tė Kosovės u pėrshkruan me terror gjenocid tė ushtrisė serbe ndaj popullsisė shqiptare.Gjatė dhjetorit tė vitit 1877 dhe janarit tė vitit 1878 ushtria serbe detyroi tė shprėnguleshin 640 vendbanime shqiptare me mbi 160.000 banorė.Shqiptarėt e Nishit,tė Prokuplės,tė Leskovcit,tė Vrajės,tė Kurshumlisė dhe tė vendbanimeve tė tjera shqiptare u detyruan tė streohen nė thellėsi tė Vilajetit tė Kosovės,qė edhe sot njihen si muhaxhirė(refugjatė).
Kur filloi punimet Kongresi i Berlinit me 13.06.1878 -13.07.1878 Shqiptarėt e dinin mirė se do tė kėrcnoheshin nga pushtues tė huaj dhe pėr kėtė gjė e mblodhėn njė Kuvend tė pėrgjithshėm mbarė Shqiptarė i cili i filloi punimet me 10.06.1878 me qendėr nė Prizren.
Kuvendi zgjodhi krytarė:Iliaz pashė Dibrėn.
Dhe nė Kuvend morėn pjesė figurat e shquara si:Abdyl Frashėri,Ali bej Gucia,Hasan pashė Tetova,Ymer Prizreni,Ahmet Koronica,Zija bej Prishtina,Jashar bej Shkupi,Shaban bej Peja,Sylejman Vokshi,Shaip Spahiu,Ali Ibra etj.

Kuvendi gjithashtu vendosi tė formonte Kėshillin e Pėrgjithshėm(me funksione legjislative)me qendėr nė Prizren dhe Komiteti Qendror(me funskione ekzekutive),nė kuadėr tė tė cilit u formuan tri Komisione:
Komisioni i Punėve tė Jashtme me Abdyl Frashėrin nė krye,Komisioni i punėve tė mbrendshme i drejtuar nga Haxhi Shabani dhe Komisioni i Financave nga Sylejman Vokshi.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit organizoi forcat e armatosura vullnetare pėr tė mbrojtur tokat shqiptare qė do tė rrezikoheshin dhe shpalli besė tė pėrgjithshme pėr tė ndėrprerė gjakmarjet ndėrmjet shqiptarėve.
Kongresi i Berlinit filloi punimet me 13 qershor 1878.Nė tė morėn pjesė fuqitė mė tė mėdha:Gjermania,Anglia,Franca,Austro-Hungaria,Italia.
Pas njė muaji pune me 13 korrik 1878 ky kongres i kreu punimet dhe doli me njė Trakat tė ri i cili quhet"Trakati i Berlinit"
Krahinat Shqiptare qė Trakati i Shėn-Stefanit i jepte Bullgarisė sėrish do tė mbeteshin nėn sundimin e Perandorisė Osmane.
Serbia nuk do tė zgjerohej nė drejtim tė Mitrovicės dhe Prishtinės por do tė merrte Pirotin,Vrajėn dhe Nishin,qė nė Shėn-Stefan i ishin dhėnė Bullgarisė.
Malit tė Zi do ti ipeshin krahinat e:Tivarit,Podgoricės,Plavės,Gucisė,Rugovės dhe Kolashinit.
Kongresi rekomandonte si vijė kufiri lumin Kalamas,me ē'rast krahina e Qamrisė do tė ankesohej nga Greqia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Danger
Admin
Danger


Numri i postimeve : 59
Join date : 11/05/2008

Historia shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Historia shqiptare   Historia shqiptare EmptyTue May 20, 2008 5:41 am

Formimi i Qeverisė sė pėrkohshme

Pas dorėzimit tė Ulqinit Malit tė Zi(26.11.1880)Porta filloi tė pėrgatitej pėr ta shtypur Lidhjen e Prizrenit.Pėr sulltanin Shqiptarėt qė kėrkonin autonomi ishin "armiqėt mė tė rezikshėm"tė Perandorisė Osmane.Ndėrsa pėr Shqiptarėt dorėzimi i Ulqinit me ndėrhyrjen ushtarake tė Perandorisė Osmane shėnonte acarimin nė kulm tė marėdhėnieve me Osmanėt.
Nė kėtė situatė tė rėndė antarėt e Lidhjes sė Prizrenit e shpallėn Qeverinė e Pėrgjithshme me kryetarė:Ymer Prizrenin.
Nėnkryetarė:Shaip Spahiu
Antarėt:Abdyl Frashėri,Sylejman Vokshi,Ali pashė Gucia,Mic Sokoli etj.
Menjėherė pas formimit tė Qeverisė sė Pėrgjithshme Lidhja e Prizrenit me forcat e saja ushtarake filloi tė shtrinte autoritetin mbi qytetet dhe krahinat qė po ēlrioheshin.
Forcat e Qeverisė sė Prizrenit tė komanduara nga Sylejman Vokshi dhe tė mbėshtetura nga populli arritėn tė ēlirojnė tė gjitha qytetet dhe viset e Kosovės si dhe Shkupin,Tetovėn,Gostivarin,Dibrėn etj.
U morrėn masa qė autoriteti i Lidhjes sė Prizrenit tė shtrihej edhe nė krahinat e tjera.
Mirėpo Porta e Lartė nė Mars tė vitit 1881 caktoi vijėn kufitare me Greqinė dhe ja dha Greqisė qytetin e Artės.
Pas kėsaj marėveshje ajo iu kundėrvye edhe Lidhjes sė Prizrenit me qė rast e pėrcaktoi Dervish Pashėn qė sė bashku me ushtrinė e tij prej 20.000 ushtarėsh tė e shprėndaj Lidhjen e Prizrenit.
Me 20 Prill 1881 Beteja e parė u zhvillua nė Slivovė me qė rast ra heroikisht Mic Sokoli.
Beteja e dyt u zhvillua nė Shtime ku pas njė qėndrese shumė tė fortė forcat Shqiptare tė komanduara nga Sylejman Vokshi u detyruan tė tėrhiqeshin.
Pasi zhvilloi edhe luftimet e tjera nė grykėn e Caralevės,nė fshatin Dule dhe nė Suharekė,ushtria osmane marshoi drejt Prizrenit.
Ushtria Osmane hyri nė Prizren me 23 Prill 1881.
Qėndresa Shqiptare vazhdoi edhe pėr disa muaj nė Malėsi tė Gjakovės,tė Lumės,tė Dibrės.
Forcat Osmane e shprėndanė Lidhjen e Prizrenit dhe Qeverinė e Pėrkohshme Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Danger
Admin
Danger


Numri i postimeve : 59
Join date : 11/05/2008

Historia shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Historia shqiptare   Historia shqiptare EmptyTue May 20, 2008 5:41 am

Kongresi i Berlinit

Kongresi i Berlinit(13.06-13.07 1878)
Trakati i Shėn Stefanit shkaktoi shqetėsim te Fuqitė e Mėdha,sidomos te Britania e Madhe.
Prandaj Fuqitė e Mėdha arritėn tė thirrin njė Kongres i cili do tė e bėj rishikimin e Trakatit tė Shėn Stefanit.
Nė kėto kushte u mblodh Kongresi i Berlinit,i cili i zhvilloi punimet prej 13.06 - 13.07.1878 nėn drejtimin e kancelarit gjerman Oto von Bizmark.Rezultat i kėtij Kongresi ėshtė nėnshkrimi i Trakatit tė Berlinit mė 13 Korrik 1878 nga Rusia,Franca,Austro-Hungaria,Britania e Madhe,Gjermania,Italia dhe Perandoria Osmane.
Fuqitė e Mėdha nė Kongresin e Berlinit vendosėn qė Serbisė tė i njihej pavarėsia dhe zgjerimi nė Sanxhakun e Nishit.Mali i Zi gjithashtu fitoi pavarėsinė dhe i jepeshin Nikshiqi,Podgorica,Tivari,Pleva dhe Gucia.
Kongresi vendosi qė Bullgaria tė ndahej nė dy pjesė autonome atė tė Bullgarisė dhe atė tė Rumelisė Lindore.
Rumanisė iu njoh pavarėsia dhe territori i Dobruxhės,kurse Rusisė Besarabia dhe Armenia..
Bosnja dhe Hercegovina mbeti pjesė e pandarė e Perandorisė Osmane por Austro-Hungaria,fitoi tė drejtėn e pushtimit ushtarak dhe tė administrimit civil tė saj.
Bilanci i tė dy trakateve tė Fuqive tė Mėdha ishe ashpėrsim i kontratditave ndėrmjet vendeve tė popujve tė Ballkanit.U krijuan kushte pėr konflikte tė reja,si lindja e ēėshtjes shqiptare,bullgare,maqedonase,boshnjake pasojat e tė cilave janė pėrcjellė deri nė ditėt tona
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Danger
Admin
Danger


Numri i postimeve : 59
Join date : 11/05/2008

Historia shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Historia shqiptare   Historia shqiptare EmptyTue May 20, 2008 5:42 am

DY NĖNTOR 1989, MOMENTI KULMOR I QĖNDRESĖS HEROIKE TĖ DY FANARĖVE TĖ PASHUAR QĖ NDRIĒUAN RRUGĖN E LUFTĖS SĖ ARMATOSUR ĒLIRIMTARE

Dy nėntor 1989. U bėnė 15 vjet. Dy revolucionarė qė tėrė qenien ia kishin kushtuar lirisė sė popullit tė vet, ishin vendosur nė Lagjen Kodra e Diellit. Po rrethohej vendqėndrimi i tyre nga forcat policore tė sigurimit pushtues jugosllav. Kodra e Diellit po mbante nė gjirin e vet, nė bazėn e njohur tė familjes sė Rrahman Fazliut, dy militantė tė shquar. Pėr shkak tė aktivitetit kundėr pushtuesit dhe rolit aktiv udhėheqės qė luanin ATA kishin rėnė nė sy tė organeve tė ndjekjes. Ishin dy ilegalėt qė njė ditė mė herėt, pra, mė 1 nėntor, do tė jenė nė ballė tė demonstratės sė madhe popullore kundėr pushtimit, pikėrisht nė shėtitoren kryesore tė qytetit tė Prishtinės, e cila u shėnua me gjakun e djaloshit Bedri Sokoli qė skuqi asfaltin. Ziente kudo urrejtja pėr armiqtė dhe lakenjtė e tyre. Turmat e popullit liridashės ishin nė kėmbė. Ato po i drejtonin dhe orientonin Afrimi e Fahriu, Fadil Vata e revolucionarė tė tjerė. Jeta ilegale e militantėve qė gjendeshin kudo ishte bėrė edhe mė e vėshtirė. Tashmė organeve tė sigurimit po u rrėshqiste dheu nėn kėmbė dhe nuk ishin tė sigurta askund. Thirrjet, traktet dhe komunikatat, aktiviteti i dendur e i organizuar kundėr kėsaj gjendjeje kishin ngritur dhe mobilizuar forcat popullore qė donin liri pėr tokėn, kombin. UDB-a ishte vėnė nė kėrkim pėr ta goditur udhėheqjen e kėtyre aktiviteteve atdhetare. Xhelatėt kėrkonin prijėsit e kėsaj veprimtarie tė dendur revolucionare, sepse kishin qėllimin ta godisnin atė dhe gradualisht ta mbytnin kėtė revoltė tė fuqishme popullore.
Uturima e mjeteve tė blinduara dhe e makinerisė sė luftės bashkė me aradhen e bashkuar tė milicisė speciale tė shoqėruara edhe me helikopterė kishin mėsyrė dhe e kishin vėnė rrethimin pėr t’i kapur ilegalėt Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Forcat armike dhe kuilslinge i donin tė gjallė ATA. A do tė dorėzoheshin pėrballė kėsaj force tė madhe kėta dy djelmosha? Po tė mos ishin tė bindur dhe tė pėrcaktuar vendosmėrisht se jeta e tyre ėshtė jetė qė i kushtohet rrugės sė luftės sė armatosur pėr liri kombėtare, edhe do tė dorėzoheshin. Po a patėn rast tė dorėzohen tek organet e ndjekjes dhe tė shpėtonin nga vdekja? Kjo edhe mund tė ndodhte, por nuk e bėnė kėtė. Kėtė po kėrkonin edhe rrethuesit e tyre, qė e kishin burgosur lirinė tonė. Trimat e morėn vendimin pėr tė qėndruar dhe luftuar me armėt qė kishin dhe tė mos dorėzoheshin dot tė gjallė nė duart e kriminelėve. Bodrumi i Bllokut III do tė jetė llogori i qėndresės heroike deri nė frymėn e fundit tė jetės sė tyre. Ai do tė shndėrrohet nė barrikadėn e pathyeshme prej nga do tė krisnin armėt e dy revolucionarėve qė po luftonin burrėrisht pėr ta ēarė rrethimin, pėr ta luftuar errėsirėn dhe pėr ta pushtuar diellin. Ishin tė kota thirrjet pėr t’u dorėzuar. Ishin lidhur me besa-besė Fahriu dhe Afrimi dhe ia kishin vėnė gjoksin furtunės. Qėndresa e tyre jepte porosinė qė kumbonte fuqishėm dhe tregonte qartė, se akti i trimėrisė ėshtė vepra qė ngre peshė zemrat e liridashėsve deri nė heroizėm tė pashoq. E si mund tė dorėzoheshin trimat, kur i priste beteja pėr ta mundur vdekjen? Pėr t’ua vėnė kazmėn tė huajve dhe pėr t’u ballafaquar burrėrisht me armė nė dorė kundėr armiqve tė lirisė, pėr tė shpėtuar shokėt dhe veprimtarinė e fshehtė tė organizatės qė e udhėhiqnin, e cila ishte bėrė helm vdekjeprurės pėr pushtuesin. Kishin vendosur pa ngurrim tė luftonin pėr dinjitet, atdhe, liri. Heroizmi i luftėtarėve tė lirisė tė barrikaduar nė bodrum proklamonte fillimin e njė epoke tė re, ku do tė fuqizoheshin pėrpjekjet pėr organizimin cilėsor tė luftės sonė pėr ēlirim, ku do tė niste seriozisht organizimi i popullit nė luftė tė armatosur. Dy nėntori ėshtė treguesi mė i mirė dhe amaneti qė lanė Fahriu dhe Afrimi pėr tė gjallėt, pėr forcat ilegale, tė cilat vepronin kundėr pushtuesit. Akti i rėnies sė tyre tregoi edhe njėherė se sa tė vendosur kishin qenė ATA nė luftėn pėr realizimin e idelave tė lirisė, se RSFJ-ja dhe organet e saj po i mbanin nė burg popujt, me lak nė fyt popullin shqiptar dhe se ajo po pėrballej me procesin e shpėrbėrjes. Popullit tonė po i krijoheshin rrethana pėr t’u ēliruar nga prangat e robėrisė sė gjatė. Mė 2 nėntor 1989, Afrimi dhe Fahriu po i jepnin njė grusht tė rėndė kėtij procesi dhe po i jepnin drejtim rrugės qė duhej tė ecej pėr ta fituar lirinė. Qėndresa dhe krisma e armėve tė tyre dėshmuan mė sė miri se cila vijė politike ėshtė garanci pėr fitoren e lirisė, se lufta e armatosur ishte mjet i vetėm qė do tė ngadhėnjente mbi pushtuesit, se rruga e luftės ėshtė rrugė e lirisė, se paqes sė deriatėhershme po i vinte fundi, se organizimi i popullit nė kryengritje tė armatosur ēlirimtare ėshtė detyrė mbi detyrat.
Krisma e pushkėve tė lirisė mė 2 nėntor do tė ngrejė nė kėmbė mijėra njerėz dhe do ta hapė shtegun pėr tė ecur nė njė drejtim tė pakthyeshėm. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ranė si bien trimat nė fushėn e nderit, pėr ta hedhur shokėt e tyre hapin edhe mė tė sigurt, drejt vazhdimit tė luftės, siē porositėn ATA.
Epoka e ruajtjes sė shtetit qė mbante nėn sundim tokat tona, nė atė nėntor po perėndonte. Fahriu dhe Afrimi e vulosėn me gjak domosdoshmėrinė e fillimit tė njė epoke tė re, qė pėr shqiptarėt, shokėt e ilegales udhėzonte ecje nė rrugėn e luftės, e jo ngarendje nė rrugėn e kotėsisė, largimit nga atdheu, devijimit, nėnshtrimit dhe pritjes deri nė absurd.
Mė 2 nėntor 1989, LPRK -ja humbi dy udhėheqėsit mė tė shquar tė saj, politika e luftės sė armatosur ēlirimtare humbi dy nga udhėrrėfyesit qė shndėrisnin si yje tė pashuar - flakadanė tė lirisė, populli humbi dy nga bijtė mė tė devotshėm dhe mė besnikė tė tij. Rėnia heroike e Afrim Zhitisė dhe e Fahri Fazliut dėmtoi palcėn kurrizore tė veprimtarisė revolucionare.
Vdekja e mėvonshme e revolucionarit Fadil Vata, shok i pandashėm i Afrimit e i Fahriut, i idealeve tė larta tė lirisė e goditi rėndė forcėn kryesore ilegale tė kohės, mbase edhe e ēorientoi atė. Pas humbjes sė kėtyre tre heronjve, Lėvizja revolucionare ilegale nuk arriti ta bėjė kalimin cilėsor tė pėrpjekjeve nga rruga paqėsore e rezistencės nė pėrpjekjet e domosdoshme pėr pėrgatitjen dhe organizimin e luftės. Rėniet e tyre ishin goditje e rėndė pėr ilegalen, e cila deri atėherė ishte bartėse kryesore dhe e vetme e luftės pėr ēlirim kombėtar. Mungesėn e njė udhėheqjeje revolucionare e shfrytėzoi ngjitja nė skenė e politikės sė ruajtjes sė paqes me ēdo kusht, e cila shumė shpejt u bė politikė dominuese nė popull, duke u mbėshtetur edhe nga njė pjesė e madhe e veprimtarėve deri atėherė ilegalė. Shpirti luftarak dhe pėrpjekjet pėr organizim tė suksesshėm tė ilegales po ballafaqoheshin me vėshtirėsi tė mėdha dhe serioze. Shumė nga veprimtarėt e deriatėhershėm u rreshtuan nė mbėshtetje dhe pjesėmarrje tė drejtpėrdrejtė nė fuqizimin e lėvizjes pacifiste. Mė 2 nėntor 1989, dy pishtarė tė lirisė ndriēuan qiellin e errėt pėr ta fituar ngrohtėsinė e rrezeve tė diellit populli ynė. Nė kėtė nėntor tė vitit 2004, ende retė e zeza errėsojnė qiellin tonė dhe tė huajt vazhdojnė ende tė na marrin diellin. Epoka e rėnieve heroike ende nuk ka kaluar pėr popullin shqiptar. Epoka e lirisė ende nuk ka ardhur. Nėntori ėshtė muaji i ngjarjeve qė shėnojnė kthesa tė mėdha historike pėr kombin tonė, lirinė e tij. Muaji i dhimbjes dhe krenarisė kombėtare, muaji i datave tė rėndėsishme pėr tė gjithė shqiptarėt, muaji i flamurit, muaji i porosisė sė madhe pėr tė vazhduar shtegtimin drejt realizimit tė Nėntorit tė Tretė.
Afrimi e Fahriu vazhduan rrugėn e Qemal Stafės, Kadri Zekės e vėllezėrve Gėrvalla, Rexhep Malės e Nuhi Berishės, Ali Ajetit, Bedri Sokolit, atyre qė e pėrjetėsuan veprėn e tyre nė kujtesėn e popullit dhe nė faqet e lavdishme tė historisė sė popullit shqiptar.
Dy nėntor 1989. Afrimi e Fahriu, pas betejės 8-orėshe u pavdekėsuan nė histori dhe dėshmuan se trimat kanė vetėm njė vdekje-vdekjen pėr atdhe. Kjo nuk ėshtė vdekje, por ėshtė jetė, sepse lufta pėr atdhe nuk njeh vdekje, por vetėm lindje e datėlindje. Afrimi dhe Fahriu e mposhtėn vdekjen, ditėn e enjte, pikėrisht 15 vjet mė parė. Populli do t’i kujtojė gjithmonė me respekt ATA dhe do t’i ketė fanar ndriēues nė rrugėn e lirisė. Bashkimi rreth idelave tė tyre ėshtė rruga jonė. Le tė jetė guximi dhe sakrifica e tyre, gjaku i dy luftėtarėve tė paepur tė lirisė, gurrė e pashtershme frymėzimi, qėndresė, moral i lartė luftarak dhe heroizėm pėr brezat e sotėm dhe tė ardhshėm. Tiparet e luftėtarėve si Afrimi dhe Fahriu janė shtylla tė forta tė edukimit revolucionar tė brezit qė ka marrė misionin pėr ta ēliruar dhe bashkuar kombin shqiptar nė njė shtet.

Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr Afrim Zhitinė dhe Fahri Fazliun!
Lavdi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Danger
Admin
Danger


Numri i postimeve : 59
Join date : 11/05/2008

Historia shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Historia shqiptare   Historia shqiptare EmptyTue May 20, 2008 5:42 am

KUMTESĖ E LEXUAR NĖ AKADEMINĖ PĖRKUJTIMORE ME RASTIN 6-VJETORIT TĖ RĖNIES SĖ DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT, XHELAL HAJDA-TONI, SELAJDIN MULLABAZI-MICI, BEKTESH HALITI, HAMDI HAJRIZI DHE NEZIR IMERI

Dr. Sc. Ibrahim Gashi, Ass. Prof.

Ėshtė nder i veēantė pėr mua dhe institucionin tim qė tė paraqes njė biografi tė pėrmbledhur tė jetės dhe tė veprave tė dy viganėve tė Anadrinit dhe tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Xhelal Hajdės dhe Selajdin Mullabazit, tė mėdhenjeve Toni dhe Mici.

Kosova, ky vend qė njohu thyerjen e madhe tė shpatave ndėrmjet qytetėrimit perėndimor dhe pansllavizmit e ortodoksizmit tė Lindjes nė fundshekullin XX po hynte nė finalen e sakrificės sė madhe.

Pranvera e 98-s periudha qė i riktheu kėtij nėnqielli shkėlqimin skenderbegian kishte nisur lavdishėm nė Prekazin legjendar tė Adem Jasharit, pėr tė pėrhapur shkendijat e Luftės Ēlirimtare nė Dukagjin, nė Llap, nė Gallak, nė Nerodime e nė Anadrin.

Kushtrimit tė lirisė iu pėrgjigjėn njėzėri tė gjithė ata patriotė, mbi shpatullat e tė cilėve kishte rėnduar mė sė tepėrmi pesha e robėrisė. Pra iu pėrgjigjėn mė tė persekutuarit, mė tė devotshmit, mė tė pathyeshmit, dhe mė vizionarėt. Historiani anglez Noel Malkolm, duke pėrfolur njėrėn nga deklaratat e zėdhėnėsit tė UĒK-sė nė Zvicėr, tė verės sė vitit 1997, do tė nėnvizojė: ”Kjo ėshtė njė lėvizje, tė cilėn e pėrkrah populli, sepse nė radhėt e saj janė bijtė mė tė mirė tė tij”. ( Noel Malkolm, Kosova- njė histori e shkurtėr, f.370).

Sakrificat e tyre mė sublime deri nė vetėflijim qė nė ditėt e para tė luftės ishin mesazhe tė qarta obliguese pėr secilin qė e quante veten shqiptar tė mbėshteste dhe t’i bashkohej luftės sė shenjtė ēlirimtare. Historiani amerikan Lester Bruno, profesor emeritus nė Brodlay University, lidhur me kėtė do tė shkruajė: ”Forcat militare dhe paramilitare serbe tė pajisura me helikopterė, tanke dhe topa tė kalibrave tė ndryshėm kishin fokusuar sulmin e tyre nė shtėpinė e Adem Jasharit, komandantit tė UĒK-sė. Mbi familjen Jashari ishte qėlluar duke pėrfshirė edhe gratė dhe fėmijėt e saj. Ky sulm brutal kishte ngritur nė kėmbė shqiptarėt e tė gjithė Kosovės, madje edhe pjesėt kufitare tė Shqipėrisė, duke ēuar kėshtu nė krijimin e ushtrisė sė tyre ēlirimtare.” ( L. Bruno, Kosovo Intervention and US policy, f. 59).

Janė kėto vetėm disa nga referencat e shumta tė shkencės dhe tė diplomacisė perėndimore ku katerēipėrisht njihet dhe legjitimohet Lufta Ēlirimtare e Kosovės.

Ėshtė i vetėkuptueshėm fakti se ngritja e njė ushtrie qė do t’i vihej pėrballė njė force tė konsiderueshme ushtarake tė armikut, ndėr mė tė mėdhatė e rajonit, kėrkonte guximin dhe mendjen mė tė ndritur tė kombit. Kėsaj detyre imediate atdhetare i dolėn zot ushtarėt e orėve tė para Adem dhe Hamėz Jashari, Zahir Pajaziti, Luan e Shkėlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevė Lladrovci, Adrian e Pėrparim Krasniqi, Gursel e Bajram Sylejmani, Iljaz Kodra e Mujė Krasniqi, Abedin Rexha e Hyzri Talla dhe dhjetėra e dhjetėra shokė tė tyre tė idealit, tė cilėt me gjakun e tyre po ia rikthenin dinjitetin e nėpėrkėmbur Kosovės dhe popullit tė saj. Kėsaj plejade tė heronjve tė kombit i takuan pėr sė gjalli dhe iu bashkuan edhe nė pėrjetėsi dy luanėt e Rahovecit tė martirizuar Xhelal Hajda - Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici.

Tė inspiruar nga simboli i sakrificės dhe i pėrkushtimit atdhetar profesor Ukshin Hoti, Toni e Mici qė nė rininė e hershme ishin brumosur me idetė e atdhedashurisė dhe urtisė kombėtare. Ishin kėto vite kur Kosovėn e kishte pllakosur dhuna dhe represioni i rėndė serb. Pėrdhosja e dinjitetit tė shqiptarit ishte bėrė pėrditshmėri. Rrjedhimisht kjo gjendje reflektoi drejtpėrdrejt nė krijimin e personalitetit tė tyre. Toni dhe Mici dhe shumė moshatarė tė tyre anekėnd Kosovės e kishin kuptuar qartė faktin se asgjė nuk do tė ndryshohej vetvetiu. Tė pakėnaqur me zhvillimet nė Kosovė nė fillim tė viteve 90 dhe tė pafuqishėm qė pa njė mbėshtetje mė tė gjerė tė popullit t’i ndryshojnė ato, shumė nga kėta pishtarė tė lirisė me zemėr tė thyer do tė mėrgojnė nė anė tė ndryshme tė Evropės.

Njė fat tė tillė e pati edhe Xhelal Hajda, fėmija i gjashtė, mė i vogli i Bajramit dhe nėnė Gjylės. Familja Hajda shquhej pėr burrėri dhe trimėri tė rrallė.

Duke u vendosur nė Kroaci, Xhelali bie nė kontakt mė Fehmi e Xhevė Lladrofcin, me Naim Malokun, me Bekim Berishėn e me Agim Ēekun, me tė cilėt e lidhi ideali pėr ēlirimin kombėtar. Gjatė luftėrave nė Kroaci dhe nė Bosnjė Xhelalin e mbante shpresa se njė ditė tė gjithė sė bashku do tė jenė nėpėr malet dhe fushat e Kosovės pėr ēlirimin e tė cilave u derdh shumė gjak. Kjo ishte ideja shtytėse, motoja jetėsore dhe ideali i tij i vetėm qė i printe kudo, madje edhe nė luftimet mė tė vėshtira nė frontet e pėrmendura. Nė Kroaci ishte njohur mė Ton Markun, i cili e pagėzoi me emrin e tij. Me kėtė emėr Ai do tė futet nė Kosovė. Fillimin e karrierės sė tij prej luftėtari tė lirisė do ta fillojė nė Zonėn Operative tė Dukagjinit, ku do tė lidhet mė vėllezėrit Haradinaj, ndėrsa pas tėrė aktivitetit ushtarak qė tregoi, del nė Drenocin e Rahovecit, bashkohet mė Selajdin Mullabazin-Micin vetėm e vetėm qė tė jetė pranė Rahovecit, ta themelojė Shtabin Operativ Lokal, qėllim tė cilin edhe e arrin.

Selajdin Mullabazi-Mici, duke ndjekur gjurmėt e gjyshit tė tij Halil Hamzės, tė njohur pėr qėndresėn antiosmane e antiserbe, shumė shpejt iu bashkua luftėtarėve tė lirisė nė Drenicė, ku edhe e nisi karrierėn e tij prej luftėtari. Edhe Micit i rrahte zemra fort qė pas eksperiencės sė fituar nė Drenicė tė kthehej nė vendlindje pėr tė shtuar pushkėt e lirisė edhe nė kėtė anė.

Bashkimi me Tonin ishte moment i rėndėsishėm nė jetėn e tij. Toni dhe Mici shumė shpejt u bėnė emrat mė tė autoritetshėm tė luftės nė Anadrin dhe mė gjerė. Si duket, bashkimi i tyre nuk kishte qenė koincident. Te njėri-tjetri ata gjenin unifikimin mė harmonik tė karaktereve qė shprehej pėrmes dashurisė sė madhe pėr njėri-tjetrin dhe pėr tė gjithė bashkėluftėtarėt e tyre, admirimin e madh pėr kombin e tyre tė pėrvuajtur por stoik e krenar. Kishin pasur fatin tė japin kontributin e tyre modest pėr rikthimin e nderit kombėtar dhe tė devotshmėrisė qė tė shkojnė deri nė fund nė rrugėn e filluar, duke pėrfshirė kėtu gatishmėrinė pėr sakrificėn mė sublime.

Prej 26 prillit 1998 Toni dhe Mici vepruan sė bashku pėr krijimin e shtabit operativ lokal “Arti” nė Rahovec. Sė bashku me shokėt tyre tė idealit dhe tė armės dhe me mbėshtetjen e Shtabit tė Pėrgjithshėm arritėn kėtė synim dhe themeluan pikėn operative te “Kėrshi i Keq”, nė “Lugun e Shqipeve”, jo shumė larg Rrasave tė Rahovecit, bri aksit rrugor Rahovec-Malishevė. Nė mbėshtetje tė “Artit” qėndronin formacionet “Ēeliku”, “Pėllumbi”, “Lumi” dhe ”Vlora”, pra luftėtarėt e Drenicės, tė Llapushės, tė Malishevės dhe tė Anadrinit.

Nė veprimtarinė e Tonit dhe tė Micit spikat njė art i lartė luftarak dhe udhėheqja brilante e aksioneve dhe betejave nga mė tė vėshtirat. Sigurisht se pa aksionet e tyre nuk do tė mund tė shkruhej e plotė historia e luftėrave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė Zonės Operative tė Dukagjinit dhe nė Zonėn Operative tė Pashtrikut, sidomos Lufta e Rahovecit, Beteja te Lugu i Shqipeve, aksionet tek Ura e Brodit, nė Grykėn e Bėrnjakės, te Tehet e Mullabazve, nė aksin rrugor Piranė-Xerxė, nė Fortesė, nė Rrasė tė Zogut, nė Bokat e Shishmanit, nė kanalin e Ratishit, nė Lugun e Vranocit, nė Kryqin e Ratkocit, nė Bardaniq, nė betejat pėrreth Shqiponjės dhe nė shumė beteja dhe aksione ku Tonit dhe Micit u kishte rėnė tė bashkėluftojnė me Adrian Krasniqin, me Fadil Nimanajn, me Agim Zenelin, me Ilaz Kodrėn, me Rasim Kiqinėn e me Besim Malajn.

Pas luftimeve tė ashpra tė shtatorit Toni e konsideronte me rėndėsi tė veēantė strategjike rivėnien nėn kontroll tė aksit rrugor Rahovec - Therandė rrėzė maleve tė Shkozės. Nė funksion tė kėsaj ai vendoset nė Reti, prej nga mund tė ushtronte vėzhgim nė fshatrat Apterushė, Brestofc, Zoqisht e Hoqė tė Madhe, ku kishte forca tė mėdha policore e paramilitare tė stacionuara dhe lėvizėse, tė cilat synonin nga Hoqa e Madhe ta merrnin Brestofcin, Hoqėn e Vogėl, Retinė dhe aksin qė lidh rrugėn Prizren-Gjakovė. Luftimet heroike tė Tonit e Micit me shokė, nė betejat e Izbishtit tė 16,17 dhe 18 tetorit 1998 realizuan disa objektiva tė rėndėsishme tė luftės. Nė radhė tė parė armikut iu dėshmua prezenca e forcave ēlirimtare nė njė qark shumė afėr Rahovecit dhe Hoqės sė Madhe, pastaj kėto beteja arritėn tė pengojnė shtrirjen e paramilitarėve nė hapėsirėn e fshatrave ndėrmjet aksit magjistral Prizren- Gjakovė dhe atij Rahovec-Therandė, duke ruajtur kėshtu korridorin shumė tė rėndėsishėm Kushnin-Drenoc-Zatriq-Gurbardh-Drenoc-Drenicė. Pas thyerjes nė Izbisht, forcat serbe pretendojnė marrjen e Apterushės, dy herė radhazi, por ndeshen nė rezistencėn e luftėtarėve tė lirisė mė 3 e 4 nėntor dhe veēmas mė 5 nėntor, kur arritėn deri te Gurra e Apterushės, me ē’rast dėbohen turpshėm dhe me humbje tė mėdha.

Po tė rikthehemi nė realitetin e atyre ditėve qė mbretėronte nė rrethinat e Rahovecit dhe nė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės, nuk ėshtė vėshtirė ta kuptojmė barrėn e madhe qė kishte rėnė mbi luftėtarėt e lirisė dhe veēmas mbi udhėheqėsit e tyre. Vėshtirėsitė dhe shantazhet qė krijonte armiku pėr ta dekurajuar popullin e Kosovės dhe ushtrinė e tij nga pėrpjekjet ēlirimtare ishin tė shumta. UĒK-ja nė kėtė sfidė tė madhe me sukses arriti ta ruajė e ta forcojė strukturėn dhe efektivet e saj, mbase duke testuar kėshtu veten pėr luftime tė stazave tė gjata. E tėrė kjo u arrit me pėrpekje mbinjerėzore dhe me sakrifica e flijime tė mėdha. Kishin rėnė kėto ditė nė altarin e lirisė bijtė mė tė mirė tė kombit, Bedri Shala, Ymer Alushani (Vogėlushi), Ismet Jashari (Kumanova), Hamdi Berisha e Sadik Shala dhe shumė dėshmorė tė tjerė, por ēmimi i lirisė akoma nuk ishte arritur. Tė vetėdijshėm pėr kėtė, Toni dhe Mici, si dhe qindra bashkėluftėtarė tė tyre e vazhduan luftėn me vetėmohim tė pashembullt.

Pikėrisht nė ditėn e sotme tė vitit 1998, nė orėt e hershme tė mėngjesit, te kryqi i Apterushės, nė luftime ballė pėr ballė me forcat paramilitare bien heroikisht Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Toni dhe Mici, kėto dy figura emblematike tė Luftės Ēlirimtare ranė derisa po shoqėronin grupin e luftėtarėve tė Zonės Operative tė Shalės nė misionin e shenjtė tė tyre tė furnizimit me armė nga Shqipėria. Betimin e dhėnė tė ushtarit Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės se: “ Luftėtarėt njėri-tjetrin duhet mbrojtur deri nė vdekje”, Toni e Mici e respektuan dėnjėsisht.

Nė fund do tė kisha dashur qė nga kėndvėshtrimi i njė historiani tė paraqes njė opinion shkencor se si historia duhet dhe do ta trajtojė luftėn e fundit ēlirimtare.
Sadoqė metodologjia historiografike kėrkon respektimin e distancės kohore, megjithėkėtė pėr aspekte tė veēanta tė luftės sė UĒK-sė, tė cilat plotėsisht dihen, mund tė flitet e shkruhet pa ngurrim qė tani.
Sė pari, Dalja nė skenė e UĒK-sė erdhi nė momentin vendimtar, kur ende nuk ishin humbur tė gjitha shanset pėr tė ngritur ēėshtjen e Kosovės pėrpara Fuqive tė Mėdha pėr zgjidhje;
Sė dyti, Lufta qė nisi UĒK-ja hodhi nė ujė planet qė kishte bėrė Beogradi pėr anashkalimin e problemit tė Kosovės, duke e quajtur ēėshtje tė mbrendshme tė saj, qė do ta zgjidhte me anė tė negociatave me grupet etnike qė jetonin atje;
Sė treti, Sulmet e para tė suksesshme tė UĒK-sė e detyruan Serbinė tė angazhojė tėrė arsenalin dhe potencialin e saj ushtarak, policor e paramilitar, me ēka do tė tėrhiqet vėmendja e faktorit ndėrkombėtar se nė Kosovė kishte filluar lufta e armatosur e popullit shqiptar kundėr okupimit serb dhe se nuk ishte fjala, siē thuhej nė mediat serbe, pėr “grupe terroriste”, por pėr njė ushtri tė organizuar qė po luftonte pėr ēlirimin e Kosovės.
Sė katėrti, UĒK-ja me luftėn e saj kishte arritur me sukses tė sfidonte makinerinė vrastare serbe, nė njė anė dhe njė pjesė tė opinionit tė brendshėm qė po tregonte mospėrfillje dhe jokoshiencė pėr rrjedhėn dramatike tė ngjarjeve, mbase edhe nostalgji pėr platformėn absurde tė pacifizmit nė njė kohė kur nė Kosovė kishte nisur konflikti i armatosur shqiptaro-serb.
Sė pest,i Segmenti tjetėr shumė i rėndėsishėm dhe kuptimplotė qė e pati UĒK-ja ishte qėllimi politik ēlirimtar i saj, motiv i cili mobilizoi qindra e mijėra luftėtarė tė lirisė. Kėsodore, UĒK-ja dhe lufta e saj ēlirimtare kishte fituar komponentin qė i mungoi njė kohė tė gjatė tė lėvizjes sė rezistencės shqiptare. Nė saje tė kėsaj UĒK-ja me luftėn e saj nė front dhe atė mediale arriti qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė shndėrrohet nė faktor numėr njė, me tė cilin diplomacia ndėrkombėtare filloi tė vendosė kontakte tė drejtpėrdrejta komunikimi;
Sė gjashti, UĒK-ja dėshmoi se vendosmėria pėr realizimin e kėtij qėllimi ėshtė mėnyra pėr tė fituar partnerė tė bėsueshėm nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Me respektimin e konventave tė luftės ajo respektoi vlerat universale dhe dėshmoi pastėrtinė e karakterin ēlirimtar tė saj dhe hapi rrugė pėr ta mbėshtetur tė gjithė ata faktorė qė e duan lirinė dhe paqen nė rajon .
Lufta e djemve dhe e vashave , pjesėtarė tė UĒK-sė , gjaku i tyre i derdhur, mbėshtetja dhe lidhja e fortė e popullit me ushtrinė, si dhe sakrificat qė po pranonte tė bartte ky popull, si masakrat, dėbimet masive, nė emėr tė ēlirimit tė Kosovės, u bėnė sinjal i zėshėm imponues pėr demokracitė perėndimore dhe mekanizmat ushtarakė ndėrkombėtarė, qė mė nė fund tė pėrkrahet dhe deri diku tė ndihmohet lufta e kėtij populli tė shtypur mu nė zemėr tė Evropės.
Sė fundi, kėto qė thashė mund tė jenė vetėm disa pika referimi pėr historiografinė mė te re shqiptare pėr t’iu rrekur luftės sė madhe ēlirimtare

Historia e luftėrave ēlirimtare na ka mėsuar se tė gjithė ata qė nuk i frikėsohen vdekjes, e fitojnė pavdekėsinė. Tė tillė qenė Toni e Mici. Vepra e tyre prore do tė reflektojė mesazhe tė fuqishme inspirimi pėr pėrkushtimin atdhetar.

Lavdi komandant Tonit dhe komandant Micit
Lavdi tė gjithė dėshmorėve tė kombit
Qoftė i amshueshėm kujtimi pėr ta


Kėta HERONJĖT si dhe shumė HERONJĖT e tjerė do jenė ata qė do kujtohen me shekuj me rrallė sepse pa kontributin e tyre ne do ishim ende nėn regjimin sėrb(kjo le ti mbetet ardhmėrisė sė Kosovės qė ta qoj vendin pėrpara).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Danger
Admin
Danger


Numri i postimeve : 59
Join date : 11/05/2008

Historia shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Historia shqiptare   Historia shqiptare EmptyTue May 20, 2008 5:43 am

SHTETET ILIRE

Nė fundin e shek. V p.e.sonė ilirėt hynė nė rrugėn e zhvillimit skllavopronar. Nė shekujt qė pasuan e deri nė pushtimin romak krahinat mė tė pėrparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohėn zhvillimin e tyre mė tė lartė shoqėror e politik tė pavarur. Urbanizimi intensiv i kėsaj treve dhe zhvillimi qė mori, pėr pasojė, mėnyra antike e prodhimit nė shek. IV-III p.e.sonė ēoi nė krijimin e njė shoqėrie antike tė mirėfilltė dhe nė formimin e njė vargu shtetesh ilire, tė cilat u inkuadruan nė qytetėrimin e pėrparuar tė botės mesdhetare.
Midis formacioneve shtetėrore qė u formuan nė trevėn e gjerė ilire, ai qė arriti njė shkallė tė lartė tė zhvillimit politik dhe qė luajti njė rol tė shquar nė ngjarjet politike tė kohės qe Shteti Ilir apo Mbretėria Ilire. Qė nga dukja e kėtij shteti emrat ilir dhe Iliri morėn, pėrveē kuptimit tė gjerė etnik, edhe njė kuptim tė ngushtė politik, qė u lidhėn me fatet historike tė kėtij formacioni shtetėror dhe tė popullsisė sė tij, e cila nė burimet e shkruara do tė njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirė tė mirėfilltė). Nė kohė tė ndryshme Mbretėria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qė i imponuan rrethanat politike, nė njė territor tė gjerė qė pėrfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) nė veri e deri te lumi Vjosa (Aous), nė jug me njė shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide nė kufi me Maqedoninė dhe mė nė veri me Mbretėrinė Dardane.
Nė krahinat mė jugore ilire u formua njė shtet tjetėr i rėndėsishėm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos nė ngjarjet politike tė fundit tė shek. IV dhe tė ēerekut tė parė tė shek. III p.e.sonė. Nė kohėn e shtrirjes mė tė gjerė tė tij, ai pėrfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri nė gjirin e Artės (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninė, kurse nga lindja me Thesalinė e Maqedonisė.
Nė kėtė hapėsirė kanė ekzistuar si formacione shtetėrore tė pavarura edhe njė varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e tė cilave u zhvillua herė nė lidhje tė ngushtė e herė nė kundėrshtim me atė tė Shtetit Ilir dhe tė atij tė Epirit. Nė rrethana tė caktuara politike lindin gjithashtu formacione mė pak tė rėndėsishme nė formėn e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinėve etj., qė kanė njė peshė mė tė vogėl nė historinė politike tė Ilirisė.
Nė krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretėri tė vogla ilire: e paionėve, e dardanėve dhe e athamanėve. E para shfaqet me njė shkėlqim tė shkurtėr nė shek. IV p.e.sonė pėr tė rėnė pastaj shpejt nėn goditjet e politikės ekspansioniste tė shtetit maqedon, kurse dy tė fundit dalin nė arenėn politike nė shek. III me njė rol tė parėndėsishėm.
Popullsitė ilire tė krahinave tė brendshme qendrore e veriore nuk njohėn deri nė fillim tė erės sonė njė organizim politik shtetėror; edhe nė kėtė kohė ato arritėn tė organizohen vetėm nė federata fisnore, siē ėshtė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Historia shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Historia shqiptare   Historia shqiptare Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
danger albania :: Histori-
Kėrce tek: