danger albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
danger albania

danger albania
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Adem Jashari

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Masakra

Masakra


Numri i postimeve : 12
Join date : 13/05/2008

Adem Jashari Empty
MesazhTitulli: Adem Jashari   Adem Jashari EmptyFri May 16, 2008 5:46 am

Emri: Adem
Mbiemri: Jashari
Emri alternativ: Komandanti Legjendar
Profesioni: ushtarak
Ditėlindja: 28 nėntor,1955
Vendlindja: Prekaz
Ditėvdekja: 6 mars, 1998
Vendvdekja: Prekaz
Nėnshtetėsia: shqiptar





Adem Jashari lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė
28 nėntor 1955. Kėtė vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festės sė
Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, ju shtua edhe njė festė tjetėr - Ditėlindja
e djalit tė cilin e pagėzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme qė mbi djepin e posa tė
lindurit nė kėtė ditė, Djepi tė mbulohej me flamurin e Skėnderbeut. Kėshtu
ndodhi atė ditė nė familjen Jashari, nė Prekazin e Ahmet Delisė. Familjes se xha
Shabanit iu shtua edhe njė pushkė, nė Drenicė jehuan krismat e pushkėve pėr
flamur dhe ushtarin e posalindur tė lirisė. Xha Shabanit ju duk se jehona e
pushkėve qė krisėn pėr lindjen e Adem Jasharit po shpėrndahej valė - valė nėpėr
Drenicė e Kosovė si jehona "Prite, prite Azem Galicėn o heeejjj", e atij
sikur ju duk se po ndėgjonte jehonėn: "Prite, prite Adem Jasharin o
heeejjj". S'do tė ishte ēudi qė atė ditė, xha Shabani t'i kishte ndėgjuar tė
dy jehonat, se atė ditė e kaluara po e pėrcaktonte tė ardhmen, ishin bėrė njė.
Atė ditė, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i njė lavdije tė
madhe. Adem Jashari erdhi nė kėtė botė me tė vetmin ndryshim nga gjithė
moshatarėt e tij se ky u lind nė ditėn e fitorevė mė tė lavdishme tė popullit
shqiptar, nė Ditėn e 28 Nėntorit. Kėshtu nisi jeta nė vazhdimėsi nė Prekazin e
lavdive tė pėrsėritshme. Nė festė me krisma e kėngė edhe vdekjen e bėjnė me
krisma e kėngė. Xha Shabani ishte i kujdesshėm me tė gjithė fėmijtė, por ndaj
Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i
kujtoheshin krismat e pushkės dhe jehonat e pėrsėritura tė atyre krismave nė 28
Nėntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr
njė kohė pati ushtruar profesionin e mėsuesit, por pėr shkak tė veprimtarisė
atdhetare ai do tė largohet nga procesi mėsimor. Ai pa ndonjė kundėrshti vendosi
tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmes.
Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit mė tė mėdhenj, Rifatin dhe
Hamzėn. Ademi kishte njė interesim tė veēantė pėr armėt, pėr tė bėmat e
prekaziotėve gjatė historisė e sidomos i interesonte akti tepėr burrėror i Ahmet
Delisė dhe ndihma qė ai i pati dhėnė fqiut, qė ishte sulmuar nga bandat serbe.
Sopata e Ahmet Delisė, ajo qė bandės ēetnike i ndau kokat nė dysh, ishtė bėrė
legjendė, legjendė e historisė nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombėtar.
Adem Jashari kishte njė interesim tė veēantė pėr Emin Latin, prekaziotin
bashkėluftėtar tė Azem e Shotė Galicės, tė atij brezi trimash, qė nė gjithė
shqiptarinė njiheshin pėr tė bėme e trimėri. Ndonėse ky brez i trimave tė qartur
tė lirisė, Kosovės nuk i sollen ēlirimin e bashkimin kombėtar, por brezave ju
lan amanet: pushkėt trimėrore tė lirisė. Ky amanet pėrcillej nga brezi nė brez,
nga luftėtari tė luftėtari me porosi, qė tė pėrcillej si stafetė deri nė fitoren
mbi armikun e kombit. Prekazi nė mėnyrėn mė besnike e pėrcolli amanetin e
luftėtarėve tė lirisė, jo vetėm duke e mbajtur syrin nė shėnjestėr, por duke
pėrcjell jehonėn e pushkėve tė lirisė nga Prekazi nė Drenicė e nė Kosovė, jehonė
qė i mbulonte tė gjitha tokat e pushtuara tė Shqipėrisė. A nuk e tregoi kėtė
edhe Kulla e Shasivar Alisė, nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945? A nuk u pėrsėrit
kjo nga pasardhėsi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp
njėsinė speciale tė policisė beogradase? Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera qė
s'u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė Adem e Hamėz
Jasharit dhe ēetės sė tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do tė betohen para
varrit tė Tahir Mehės, se do tė vazhdojnė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Dhe,
ecen guximshėm rrugės sė luftėtarėve kombėtarė, duke ngritur si nė cilėsi e nė
sasi numrin e luftėtarėve tė lirisė e tė pavarėsisė, duke ngritur cilėsin e
luftės ēlirimtare, me ēka ndryshuan rrjedhat e historisė dhe hapen njė epokė tė
re - Epokėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Demonstratat e vitit 1981,
ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė vitit 1981, tė cilat u shndėrruan nė
Lėvizje tė madhe popullore, qė me vite mbajten tė ndezur flakadanin e lirisė e
tė ēlirimit tė kombit, patėn ndikim magjik nė brezin qė formuan, organizuan dhe
udhėhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK).
Adem Jashari dhe ēeta e tij ka qenė dhe ka mbetur bėrthama themeltare e UĒK-sė.
Nė histori ndodh edhe tė ndodhin ngjarje tė rastsishme, por Adem Jashari, ēeta
dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė, ata me ndėrgjegje e vendosmėri u
pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re. Adem Jashari nuk
shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės, tė cilin e
pėrvetėsonte me shpejtėsi tė rrufeshme, dallohej nga i gjithė brezi i tij. Nė
pėrgatitjet ushtarake tregoi aftėsi dhe cilėsi tė larta nė pėrvetėsimin e artit
tė pėrdorimit tė armeve tė ndryshme pėr luftėn ēlirimtare. Adem Jashari,
ndryshimet qė po bėheshin nė vitet 90, i shihte me optimizėm, prandaj sinēerisht
e vendosmėrisht nisi angazhimin e tij nė sferėn ushtarake, pėr organizimin e
luftės ēlirimtare. Adem Jashari dhe ēeta e tij nuk ishin nisur nė rrugėn e
luftės pėr liri pėr hirė tė kėtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytė e
zinj. Ata ishin nisur pėr ēlirimin e Kosovės pa bėrė llogari meskine, karieriste
apo grabitėse. Ata e donin Kosovėn e lirė e tė pavarur. Ata ishin tė liruar nga
ideologjizmat, veē shqiptarizmės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ndryshimet
politike qė ndodhen nė vitet 90 i priti me optimizėm, besoj shumė, por nuk do tė
kalojė shumė kohė dhe do tė zhgėnjehen se kasta e "re" e politikajve po bėhej
pengesė e rrjedhave tė reja tė historisė, po ngulfaste shpirtin luftarak tė
shqiptarėve liridashės. Kur nė fund tė vitit 1991, nė Kosovė po bėheshin
arrestime tė tė gjithė atyre qė ishin pėrgatitur nė Shqipėri, Adem Jashari do tė
njoftojė ēetėn e tij dhe tė kėrkojė nga ata, qė tė ishin vigjilent se ēdo natė
armiku mund t'iu trokaste nė porta. Ai do t'iu thotė shokėve: "Armėt nuk i
kemi marrė qė t'ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė fishekun e
fundit". Mė fjalėn e komandantit u pajtuan tė gjithė. Dhe, nuk vonoi dita
kur armiku do tė trokas nė portėn e Jasharėve. Ishte mėngjesi i hershėm i 30
dhjetorit 1991, ku armiku me njė makineri tė tėrė policore kishte rrethuar
Jasharajt dhe kėrkuan dorėzimin e Adem Jasharit dhe Jasharėve tjerė. Adem
Jashari me vėllezėr e shokė apelit tė armikut pėr dorėzim ju pėrgjigjen me
breshėri armėsh nga shumė drejtime. Ishte e ēartė, ēeta e Prekazit kishte
vendosur epokėn e luftės ēlirimtare, ata mes jetės se burgut e tė poshtėrimit
kishin zgjedhur jetėn e lavdisė e tė lirisė, me tė gjitha pasojat qė mund t'i
kishte. Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e
historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe ēetėn e tij. Kėshtu nisin
aksionet luftarake mbi policinė e armikut, fillimisht nė Drenicė, e pėr t'u
pėrhapur mė vonė ne Llap e Dukagjin, nė Drini e kudo nė Kosovė. UĒK po bėhėj
shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun, armikut po i rrėshqiste dheu nėn
kėmbė, pasigurinė e shihte tė ēdo kaēube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bėhej
legjendė. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte nė ēdo cep tė Kosovės.
Vetėm frikacaket nuk mund t'i besonin trimėrive e tė bėmave tė Adem Jasharit,
ata nuk dėshironin ndeshjen me armikun dhe sa herė qė ēeta e tij sulmonte e
vriste policinė kriminale tė armikut do tė thonin: "Kėta janė dorė e zgjatur
e armikut, janė tė Sheshelit apo tė Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diēka
e re, dikush duhej tė mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej
akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumė mundėsi, ai kishte zgjedhur me
ndėrgjegje mundėsinė e luftės sė armatosur pėr liri e pavarėsi, anipse ai i
dinte mundėsitė e veprimit luftarak tė UĒK-sė. Pas luftės se 26 nėntorit 1997,
nė Llaushė tė Re, ku mori pjesė Ademi me ēetėn e tij, nga e cila armiku u tėrhoq
me bisht nėn kėmbė, armiku do tė bėjė plane pėr zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do
tė ndodhė me 22 janar 1997. Njė bandė kriminele kishte sulmuar familjen Jashari,
me qėllim qė tė zhdukej kjo ēerdhe e rrezikshme e Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. Por, falė gjakftohėsisė e guximit tė familjes dhe ndihmes qė erdhi nga
ēeta, armiku u tėrhoq pa arritur qėllimin. Ato ditė e tėrė Kosova sikur ishte nė
Lagjen e Jasharėve. Nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje mesazhin qė kishte lėnė
armiku. Armiku ishte tėrhequr i bindur se nuk kishte gjetur mėnyren e eliminimit
tė Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dėshironte qoftė edhe largimin e
Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lėshonin trojet stėrgjyshore.
Ata as tė vdekur nuk donin tė shkuleshin nga vendi i tyre, pėr ēka kishin nisur
luftėn. Adem Jashari dhe gjithė Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtėrimin, ata e
dėshironin qėndresėn, e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Armiku pas
disfatės sė 22 janarit kishte filluar pėrgatitjet pėr njė sulm tė pėrmasave tė
mėdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do tė fillojė nė mėngjesit e hershėm
tė 6 marsit 1998, pak ditė pasi policia armike kishte pasur njė disfatė tė Lisat
Binak, nė Likoshan. Kėtė herė forca tė mėdha ushtarake dhe policore e kishin
rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharėve. Lufta pėr eliminimin
e Jasharėve ishte e rreptė. Armiku Prekazin e kishte vendosur nė rreth tė
hekurtė dhe sulmonte nga shumė anė me armatim tė rėndė. UĒK-ja aso kohe i kishte
mundėsitė e kufizuara tė sulmit e tė depėrtimit. Adem Jashari dhe ēeta e tij
sulmit armik ju pėrgjigjen me sulm. Lufta qė zhvilloi Adem Jashari me shokė qė e
madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas njė rezistence tė gjatė dhe herioke,
armiku arriti tė djegė e shkatėrrojė Lagjen e Jasharėve, por jo kurrė
vendosmėrinė pėr tė vazhduar luftėn pėr liri e pavarėsi. Adem Jashari deri nė
vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė
pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr. Qėndresa ishte e madhe. Ushtria
Ēlirimtare e Kosovės humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar.
Me aktin e rėnies se Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė
u hapen shtigje tė reja. Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė
filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe
dinjitetin e kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme
mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi. Komandanti
Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe
pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlackParD
Moderator
Moderator
BlackParD


Numri i postimeve : 102
Join date : 12/05/2008

Adem Jashari Empty
MesazhTitulli: Re: Adem Jashari   Adem Jashari EmptyFri May 16, 2008 8:00 am

po sikur te ishte gjall ne ket pavarsi ne kosov do ta kallke msaskra me kallsh per pavarsin i gjori
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ArgUmenT!
Admin
ArgUmenT!


Numri i postimeve : 27
Join date : 11/05/2008
Age : 33
Location : Kumanov

Adem Jashari Empty
MesazhTitulli: Re: Adem Jashari   Adem Jashari EmptyMon May 19, 2008 10:15 am

shum mir vllacko vev vazhdo keshtu ty.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://danger-albania.albanianforum.net
Sponsored content





Adem Jashari Empty
MesazhTitulli: Re: Adem Jashari   Adem Jashari Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Adem Jashari
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
danger albania :: Histori-
Kėrce tek: