danger albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
danger albania

danger albania
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Shko poshtė 
4 posters
AutoriMesazh
Masakra

Masakra


Numri i postimeve : 12
Join date : 13/05/2008

Gjergj Kastrioti Skenderbeu Empty
MesazhTitulli: Gjergj Kastrioti Skenderbeu   Gjergj Kastrioti Skenderbeu EmptyFri May 16, 2008 5:45 am

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu lindi mė
6 maj tė vitit 1405 dhe vdiq mė 17 janar tė vitit 1468 ėshtė Heroi Kombėtar i
shqiptarėve, figura mė e shquar nė historinė e shqiptarėve.

Biografia




Skėnderbeu sipas njė prej
versioneve tė menduara tė jenė origjinale






Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshės
malazeze Vojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se
lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman qė nė moshė tė mitur dhe u
dėrgua nė oborrin e Sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e
ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e
nėnpunės.

Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender
(Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu
detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe
pėr kėtė arsye iu dha titulli bej qė do tė thotė i madh, pra Skėnderbeu do tė
thotė Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij tė dashur dhe
priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Pėr mėse 12 vjet
(1426-1438) ishte nė Shqipėri. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte
vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.

Megjithatė Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer pėrfundimisht nė
Shqipėri, deri nė vitin kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e
bejlerbeut tė Rumelisė.

Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nis***, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u
shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e
kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti,
u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e
rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė
ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443
u shpall rimėkėmbja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u
ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.

Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė
e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga
forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.

Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si
prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.

Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė
thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me
17 Janar 1468 nė Lezhė.

I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e
lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E shoqja me tė birin emigruan,
sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.









Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barletit dhe
tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės




Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit -
Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e
vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar
shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė
cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprėn kushtuar
luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės).
Por vepra qė e lartėsoi figurėn e tij si historian humanist ėshtė “Historia e
jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth
viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende
tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barlecit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku
patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.

Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga
bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut,
Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė
vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e
historisė sė Skėnderbeut tė M. Barletit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte
pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga
bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes
sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe.

Njė vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqėrinė shqiptarė tė shek. XV
ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve”, shkruar nė italisht
mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim
dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek.
tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”.

Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - Hero
Kombėtar




Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė
tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman
(fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e
shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė
kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrisė.

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i
shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės
sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė
shqiptarėve, Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė
shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.

Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme
ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin
kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė
zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve
tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre
viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.

Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me
vendet e tjera. Duke pasur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm
mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi pareshtur pjesėmarrjen
e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre
shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė
tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i
ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet
dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė
befasishme.

Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė
figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti
gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i
dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u
vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon
edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej
qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlackParD
Moderator
Moderator
BlackParD


Numri i postimeve : 102
Join date : 12/05/2008

Gjergj Kastrioti Skenderbeu Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Kastrioti Skenderbeu   Gjergj Kastrioti Skenderbeu EmptyFri May 16, 2008 8:01 am

e di edhe püer keta histori ku e ndun me heret ne shkup shum bukur u duk
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ArgUmenT!
Admin
ArgUmenT!


Numri i postimeve : 27
Join date : 11/05/2008
Age : 33
Location : Kumanov

Gjergj Kastrioti Skenderbeu Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Kastrioti Skenderbeu   Gjergj Kastrioti Skenderbeu EmptyMon May 19, 2008 10:13 am

thnx bro.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://danger-albania.albanianforum.net
Danger
Admin
Danger


Numri i postimeve : 59
Join date : 11/05/2008

Gjergj Kastrioti Skenderbeu Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Kastrioti Skenderbeu   Gjergj Kastrioti Skenderbeu EmptyTue May 20, 2008 5:33 am

Te lumt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Gjergj Kastrioti Skenderbeu Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Kastrioti Skenderbeu   Gjergj Kastrioti Skenderbeu Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
danger albania :: Histori-
Kėrce tek: